Sulmet në Gaza i marrin jetën kameramanit të Al Jazeera-s dhe pesë personave të tjerë

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze dhe ekipeve të shpëtimit, të paktën gjashtë persona, përfshirë një operator kamere të Al Jazeera-s dhe një fëmijë, u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Al Jazeera bëri të ditur se kameramani i saj, Ahmed Wishah, mbeti i vrarë pas një goditjeje ndaj një banese në kampin e refugjatëve Bureij, në qendër të Gazës. Rrjeti mediatik e përshkroi rastin si një “krim të urryer” dhe akuzoi Izraelin se po shënjestron gazetarët.

Të lidhura

None found

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), nga ana e tyre, thanë se Wishah i përkiste krahut ushtarak të Hamasit dhe se kishte rolin e snajperistit, megjithëse për këtë pretendim nuk u publikuan prova.

Burime vendore thanë se në të njëjtin sulm humbën jetën edhe dy persona të tjerë, ndërsa IDF pretendoi se edhe ata kishin lidhje me Hamasin.

Në një tjetër goditje, këtë herë në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, u vranë katër pjesëtarë të së njëjtës familje. Sipas burimeve spitalore, mes viktimave ndodheshin dy gra dhe të paktën një fëmijë.

Të afërmit e tyre kundërshtuan çdo pretendim për lidhje me Hamasin, duke këmbëngulur se viktimat ishin civilë.

Goditje të tjera u raportuan edhe në pjesë të ndryshme të veriut dhe jugut të Gazës, në një kohë kur armëpushimi i arritur muaj më parë vijon të shoqërohet me akuza reciproke për shkelje nga të dyja palët.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se që prej nisjes së luftës, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, janë vrarë mbi 73 mijë persona. Në atë sulm humbën jetën rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se, edhe pse ndihmat humanitare janë shtuar pas armëpushimit, situata e jetesës në Gaza mbetet kritike, pasi shumica e popullsisë vazhdon të ketë nevojë për strehim, ujë të pijshëm dhe shërbime bazë.


Shtuar 21.06.2026 10:52

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetzirvebetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgalabetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet