I “rrëmbyen” mandatin, Bushati: Punova fort, përgjegjësi për të gjithë përfaqësuesit e PS

Një nga kandidatët për deputet që ngeli jashtë listave të Partisë Socialiste është Ervin Bushati.

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së mundësisë për të qenë pjesë e parlamentit. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve, Bushati ishte në mesin e kandidatëve më pak të votuar.

Bushati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se ka punuar shumë dhe e kishte përgjegjësi të ishte përfaqësues i Partisë Socialiste.

“??̈ ???????̈ ??̈? ??”

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12?

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është ??????? ? ????? ? ??! ??

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

Kryetari i PS Tiranë, ????? ???????”, shkruan ai.


Shtuar 30.04.2021 09:50