Disa kritika se pse ai nuk zëvendësoi Kristiano Ronaldon, kanë bërë shumë zhurmë. Vetë Roberto Martínez është përgjigjur pas barazimit me Kongon.
“Nuk ka kuptim të nxjerrësh golashënuesin më të mirë në futbollin botëror nga një ndeshje ku duhen gola”, tha spanjolli.
Të lidhura
None found
E vërteta është se thatësira e Portugalisë, para portës ishte shqetësuese në fushën e Hjustonit.
Kritikët kujtojnë se Kristiano nuk ka shënuar asnjë gol të madh me Portugalinë që nuk është penallti në asnjë Botëror apo Kampionat Evropian që nga 19 qershori 2021. Dhe kjo pavarësisht se Ronaldo është një figurë e pazëvendësueshme.
Në Botërorin në Katar, ai shënoi kundër Ganës nga njëmbëdhjetë metra dhe në Euro 2024 nuk gjeti rrjetën. /Panorama Sport
