Rama reagon sërish për protestën dhe i kthen thirrjet për largim në një listë ironike arritjesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe një herë në rrjetet sociale lidhur me protestën, duke ironizuar thirrjet që i kërkojnë të japë dorëheqjen.

Përmes një statusi të gjatë, të mbushur me sarkazëm dhe simbolikë të drejtpërdrejtë, kreu i qeverisë iu përgjigj një mesazhi anonim ku i kërkohej të largohej nga detyra, ndërsa reagimin e shndërroi në një lloj “manifesti” për dorëheqjen.

Të lidhura

None found

Në këtë postim, Rama rendit disa prej asaj që i konsideron arritje të qeverisjes së tij, duke përfshirë ndryshimet në zonat urbane dhe rurale, aeroportet, turizmin me shifra rekord, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, si edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai përmend gjithashtu rritjen e pagave në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe faktin që, sipas tij, sot protestat zhvillohen paqësisht, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë në një etapë tjetër zhvillimi dhe stabiliteti.

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES ???? dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë???? ????❤️ ???????????????????????????????????? ???? (????)????????????ë????????????????????????! Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente. Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim. Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni). Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale. Dorëhiqu për aeroportet! Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord! Dorëhiqu për negociatat që u hapen! Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare. Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë! Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper! Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm. Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme. Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030! ???????????????? Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

Ky reagim i Ramës vjen në një moment kur protesta vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa opozita dhe kritikët e tij vazhdojnë të kërkojnë largimin nga detyra.


Shtuar 26.06.2026 08:28

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet