Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka prezantuar Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, i cili është asistenti virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania.
Gjithashtu, kreu i shtetit shprehet se ka zbuluar se “shërbëtori” do të jetë në shërbim të çdo qytetari, në çdo orë dhe për çdo aplikim.
Ndër të tjera, kryeministri ka theksuar se në vitin 2024, shërbimi në platformë do të jetë dhe me zë.
Postimi i Ramës:
“Sot është një shembull kuptimplot i një epoke të re që ka përfshirë të gjithë botën në funksion të cilësisë së shërbimeve, transparencës së vendimmarrjeve, lehtësimit të jashtëzakonshëm të proceduarave.
Si kundër e kemi lajmëruar më parë në vigjilje të Vitit të Ri do të vënë në dispozicion të të gjithëve shërbëtorin publik, një asistent që do të jetë në dispozicion të qytetarëve në çdo orë të natës për të ndihmuar qytetarët. Ne e dimë shumë mirë që shumë mund të kenë probleme, por që lidhen me hapat e ndjekura. Kjo ndodh kur aplikojmë në Kadastër apo kudo. Ambicia jonë është që ta shtrijmë dhe në platformën e bashkëqeverisjes”, u shpreh Rama.