Rama paralajmëron padi ndaj Bardhit: Babale i dytë! Doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj Gazment Bardhit, me akuzën e kallëzimit të rreme. Kjo pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal sic e denoncoi Bardhi.

Sipas Ramës, tani që u krye hetimi dhe rezultoi se kallëzimi ishte i rremë, avokatët po punojnë për një proces gjyqësor.
“Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”, tha Rama.


Shtuar 12.01.2025 12:46

Tags: ,