Ina Zhupa: PD hyn në një fazë ripërtëritjeje dhe po ndërton ekipin për zgjedhjet e ardhshme

Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike, u shpreh se procesi i riorganizimit në selinë blu do të sjellë më shumë hapësirë për gratë dhe të rinjtë në strukturat drejtuese.

Në një intervistë për A2 CNN, ajo theksoi se statuti i ri përcakton që të paktën 40% e përfaqësuesve të jenë gra dhe 40% të përbëhen nga të rinj. Sipas saj, edhe lista e paraqitur në Këshillin Kombëtar pasqyron pikërisht këtë orientim të ri.

Të lidhura

None found

Me ndryshimet statutore kemi vendosur që të paktën 40 për qind do jenë gra dhe 40 për qind do të jenë të rinj. Lista sot ishte shumë përfaqësuese sa i përket hapjes në këtë drejtim. Të konfigurojmë një PD që të jetë gati me një ekip, për fushatën elektorale, betejat parlamentare, qeveri tranzitore dhe për t’i prirë stinës së protestave,” deklaroi Zhupa.

Deputetja demokrate e përshkroi këtë etapë si “kapitullin e dytë” të ristrukturimit të partisë, ndërsa shtoi se pret që ajo të shoqërohet me zgjedhje të suksesshme dhe një kryesi funksionale.

Ajo nënvizoi gjithashtu se ka besim te ndryshimet në statut dhe te mënyra se si kryetari i PD-së po e ndërton këtë qasje, me synimin për të krijuar një ekip që përmbush nevojat e elektoratit.

Sot është kapitulli i dytë dhe uroj të jetë me zgjedhje të suksesshme, me një kryesi funksionale. Kam besim të plotë edhe nga ndryshimet statutore dhe qasja që ka ndërtuar kryetari i partisë për të ndërtuar një PD dhe një ekip që i përgjigjet nevojave të elektoratit dhe që është gati të fitojë bashkitë në zgjedhjet lokale, dhe pse jo të vazhdojë presionin për qeveri tranzitore dhe dorëheqjen e Ramës,” u shpreh deputetja demokrate.


Shtuar 1.07.2026 21:35

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet