Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas frazës ofenduese që kryeministri Rama përdori ndaj protestuesve, në një intervistë për Financial Times. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se ajo nuk ishte lapsus, por thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin
Sipas tij, këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime, sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë. Në fund, ai tha se ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.
Të lidhura
None found
REAGIMI
“Fuck you”
Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.
Në vetëm dy fjalë.
Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.
“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.
Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.
Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.
“Fuck you”
Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.
