Rama: Nuk je patriot nëse hedh plehrat rrugëve (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga aksioni i pastrimit të vendit nga plehrat. Rama shkruan se nuk je patriot nëse ndot vendin me plehra duke i hedhur në rrugë e parqe.

Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. VEÇ PATRIOT NUK JE, nëse e ndot vendin tënd duke hedhur plehra rrugëve, parqeve, plazheve…

*momente nga pastrimi sot në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Mat dhe Bregu i Lumit, Tiranë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 21:07