Rama nis javën me thirrje: Na u bashkoni për ta pastruar Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë pamje nga aksioni i mbledhjes së plehrave në pyllin e Sodës, Vlorë.

Rama në postim ka një thirrje për të gjithë; t’i bashkohemi për të pastruar Shqipërinë njëherë e mirë.

“MIRËMËNGJES

dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 08:07