Kancelari gjerman: Jemi të gëzuar që e llogarisim Shqipërinë si një partnere, më 16 tetor Samiti i Berlinit në Tiranë

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët që po mban me kryeministrin Rama ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë ndaj vendit tonë.

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani ditën e sotme.

Scholz bëri me dije se përballë agresionit rus në Ukrainë, janë të lumtur që mund të mbështeten në një partnere si Shqipëria. Ai gjithashtu njoftoi se më 16 tetor Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Scholz: Jam i gëzuar që mirëpres kryeminsitrin Rama, ballkani Perëndimor dhe integrimit I tij janë shumë të rëndëishme për mua. Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshmë të procest të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor.

Përparimi i Shqipërisë drejt integrimit është një sinjal shumë i mirë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës na sjell para syve që arritjet e fundit evropiane nuk janë të vetkuptueshme. Dëshiroj të falenderoj Shqipërinë. Shqipëria merr përsipër si anëtar i NATO-s dhe OSBE-së përgjegjësi të madhe, mbështet vendimet e politikës së jashtme 100%. Marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqeyra. Në këto kohë të vështira jemi të gëzuar që e llogarisim Shqipërinë si një partnere. Gjermani do mbetet partnere e ngushtë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian./Albeu.com/


Shtuar 7.03.2023 12:46