Rama ndan pamjet e takimit me Rutte: Shqipëria dhe Holanda me propozim të përbashkët, çfarë do të ndodhë tetorin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ndodhej në Holandë për një vizitë zyrtare. Sot ka ndarë në Facebook pamjet nga takimi me homologun e tij holandez Mark Rutte.

Kryeministri bëri me dije se Shqipëria bashkë me Holandën po përgatisin një propozim se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale evropiane ideja e Macron për komunitetin e ri politik evropian.

Rama theksoi se do të vijojë bashkëpunimin me kryeministrin Rutte për të nxitur një debat konstruktiv dhe produktiv për Evropën.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/pfbid02iAk7cfQDscmpE5bSAk1UrxTtZSMYszXeCYsw5GZ4vkiKdsUZWJkgkH9qXH4nAba1l?__cft__[0]=AZXe2f3Ompr-H6YFUuONQvmDP5X4-pRiBZj89-S0tYbyJZedg9D36SK4w-NfzLpJvMcrsjuFQvMxEmeKi8NSqgTE0okpmhi25bvBCj6sNtqU1oFTM0roeLaooUz7KngOFu1NujwJzl87UEOFdDOQIdr4&__tn__=%2CO%2CP-R

“Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.

Shqipëria bashkë me Hollandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian.

Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.

Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët.

Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë”, është shprehur Rama./albeu.com