Rama ndan lajmin: Nga sot eliminojmë të tjera angari (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar mëngjesin e sotëm procedurën e re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë.

Rama shkruan se eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto për qytetarët.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com/

Shtuar 24.01.2022 08:22