Rama mbërrin në Turqi, zbulon arsyen e vizitës 2 ditore

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi për një vizitë dy ditore punë.

Kryeministri bën me dije se vizita do të zhvillohet në kuadër të vijimit të projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.

Rama mungoi në Asamblenë e PS, e cila u mblodh ditën e sotme, e cila u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Taulan Balla.

Postimi i Ramës

Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.


Shtuar 2.06.2021 18:34