Rama kundër arrestimeve të zyrtarëve në Universitetin Bujqësor: Pa gjyq, PS nesër takon rektorin

Kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar masat e sigurisë për 24 zyrtarët e Universitetit Bujqësor nga SPAK, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Rama paralajmëron se Grupi Parlamentar i PS, do të takohet nesër me rektorin e Universitetit, i cili nuk është i përfshirë në hetim.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë!
Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030″, shprehet Rama.


Shtuar 25.02.2025 11:17