Çani: Meta do të japë dorëheqjen, po përgatit fjalimin

Gazetari Arian Çani tha në   emisionin “Të Paekspozuarit” se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen.

Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit.

“Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani.

Rikujtojmë  se Meta deklaroi se nëse Rama fiton 71 mandate, do të  japë dorëheqjen dhe do të lirojë  zyrën tij Ramës. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 09:57

Tags: ,