Rama nuk ndalet, lajmëron fitoren e bujshme dhe ka një thirrje për shqiptarët

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kur janë numëruar mbi 90% e votave, ka lajmëruar për një miting që do të mbahet sot në mbrëmje.

Kryeministri Rama u ka kërkuar socialistëve që të mblidhen në sheshin “Skënderbe” me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët e PS si dhe shqiptarëve që dëshirojnë t’u bashkohen.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shprehet Rama. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 10:10