Rama: Jam piktor por mësoj për detyrën, mos u bëni si çensura e dikurshme e partisë

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, ka bërë replika me deputetë të Partisë Demokratike.

Gjatë replikave me deputetin e partisë Demokratike, Ervin Salianji, Rama ka komentuar akademinë e barinjve, ku është shprehur se është një mundësi për të formësuar më shumë personat që janë të përfshirë në këtë kategori.

Rama shtoi se si piktor që është përpiqet të mësojë për pozicionin që ka, dhe nuk la këtu pa thumbuar edhe eksponentët e opozitës, për të cilët tha se vetë flasin e vetë qeshin.

“Fole sikur po ndaje delet para gostisë.Meqë u ka ngelur mendja te akademia e barinjve ju flas dhe për atë unë. Akademitë janë në të gjithë botën. Nuk janë ashtu siç i kuptoni ju por hapësira formimi që u ofrohen të gjithë kategorive të njerëzve që punojnë në fusha të ndryshme,. Mos qeshni me vete, ketë flet vete dhe qesh vetë ju e keni si linjë partie. Është turp që unë të bëj me akademinë tuaj të vogël, unë jam thjesht një piktor por për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, nuk qesh kur flas vetë por flas kur qeshin të tjerët dhe zhgarravis. S’ka asnjë problem. Çfarë problemi ke ti me zhgarravinat? Ti duhet të shqetësohesh për zhgarravinën që i tregon publikut jo për ato që qëndrojnë në letër, kjo duhet të shqetësojë jo ty personalisht për të gjithëve. Mos u bëni si çensura e dikurshme e partisë, ju s’keni lidhje me të djathtën me të majtët jo e jo.”, ka thënë Rama./albeu.com/