Rama i vendosur për shkarkimin e Metës, Bujar Nishani: Nuk ka shans të ndodhë!

Sipas ish-presidentit Bujar Nishani, Rama nuk mund t’a shkarkojë nga detyra presidentin Ilir Meta.

Gjatë një interviste në “Përballë”, Nishani deklaroi se këtë mund t’a bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Bujar Nishani: Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe tradhëti të lartë ndaj vendit. Në këtë rast unë mendoj që është një qëndrim i sforcuar politik i mazhorancës.

Mendoj që nuk është serioz. Nuk ka asnjë mundësi, se, në fund të fundit, institucioni që e shkarkon Presidentin e Republikës është Gjykata Kushtetuese. Në gjykatë shqyrtohen fakte dhe provat, jo deklaratat.

Unë nuk shoh që ka prova që Presidenti ka kryer ndonjë shkelje të rëndë. /albeu.com/

Shtuar 4.05.2021 10:05