Basha do të futet në Kuvend, Nishani: Njohu zgjedhjet, PD të vazhdojë bojkotin!

Partia Demokratike më në krye Lulzim Bashën ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit por ka shtuar se do të marrë pjesë në Kuvendin e ri.

Kjo deklaratë e PD është komentuar nga ish presidenti Bujar Nishani i cili e quan të pakuptimtë deklaratën për bojkot e njëkohësisht “njohje të zgjedhjeve” duke u futur në Kuvend.

Sipas Nishanit, PD duhet të vazhdojë rrugën e bojkotit.

Bujar Nushani: PD të vijojë rrugën e bojkotit. Nuk i njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Kjo është një tezë e pakuptimtë sepse nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, atëherë bën atë që bëre pak vite më parë, refuzon marrjen e mandateve. Humbja është e njohur se po thuhet do shkojmë në parlament.

Kjo do te thotë që e ke pranuar rezultatin. Që do të thotë ka pasur manipulime, por jo që të ndryshojnë këtë rezultat .Janë mekanizma që nuk funksionojnë.

Ndërtimi i mekanizmave të tillë paralel nuk mund të jenë funksional për opozitën. Opozita nuk ka polici dhe nuk komandon policinë, nuk ka prokurori dhe nuk komandon prokurorinë. Mund ti ndërtosh formalisht, por të kthehen në bumerang. /albeu.com/

 

 

Shtuar 4.05.2021 10:05