Rama fton të rinjtë dhe profesionistët në sektorin publik: Rrjeti MIA hap mundësi të reja bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar profesionistëve, të rinjve, ekspertëve dhe krijuesve që synojnë të japin kontribut në komunikimin publik, duke njoftuar hapjen e thirrjes për “Rrjetin MIA”.

Sipas Ramës, kjo nismë është pjesë e ndryshimeve të parashikuara në kuadër të “Kthesës së Mandatit të Katërt”, të cilat do të krijojnë mundësi të reja për personat që dëshirojnë të shërbejnë në sektorin publik.

Të lidhura

None found

Thirrja e hapur e Agjencisë për Media dhe Informim ofron dy alternativa për të interesuarit: punësimin në strukturat përgjegjëse për komunikimin pranë institucioneve qendrore ose bashkëpunimin përmes ideve, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete.

Nëpërmjet mundësisë “Puno me ne”, kandidatët mund të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

Ndërsa kategoria “Bashkëpuno me ne” u drejtohet atyre që kanë një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për ta përmirësuar mënyrën se si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Rrjeti MIA kërkon ide dhe aftësi në fusha si komunikimi, media, rrjetet sociale, teknologjia, inteligjenca artificiale, videoja, dizajni, të dhënat dhe formatet e reja të komunikimit.

Të interesuarit mund ta gjejnë informacionin e plotë në adresën: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

Aplikimi mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], i shoqëruar edhe me një video deri në 60 sekonda, ku kandidati prezanton idenë e tij.

Afati përfundimtar për aplikimet është 10 shtator 2026, në orën 23:00.

Nisma nuk synon të mësojë vetëm se çfarë kanë realizuar aplikantët deri më sot, por edhe se çfarë mendojnë se mund të bëhet më mirë nesër.


Shtuar 13.08.2026 21:14

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomhepbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş