Rama flet për negociatat e bllokuara për Shqipërinë dhe fajëson Bullgarinë: Ishim shumë pranë!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste për mediat franceze, vend ku ndodhet prej disa ditësh. Gjatë intervistës, Rama është pyetur në lidhje me procesin e negociatave të bllokuara për Shqipërinë.

Kryeministri Rama është shprehur i zhgënjyer me Bullgarinë që vendosi veton për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut duke bllokuar procesin që pritej prej kaq vitesh.

Gazetarja: A e akuzoni Bullgarinë se ka bllokuar përfundimisht gjithçka?

Edi Rama: Po, jemi në një situatë mjaft absurde, për t’ju thënë të vërtetë sepse për Shqipërinë është një dëm kolosal.
Pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut, sepse siç e dini Këshillit Evropian bllokohet lehtësisht me një veto të njërit prej anëtarëve të tij.

Gazetarja: Parisi është gjithmonë në favor të dosjes tuaj por Franca e ka blokuar për një kohë të gjatë për shkak të kriminalitetit dhe korrupsionit që minoi vendin tuaj, ndërsa sot keni mbështetjen e vendeve më të mëdha evropiane. Shpresoni për një dirtë jeshile në dhjetor?

Edi Rama: Franca kishte një qëndrim më pak entuzias i cili nuk lishej me Shqipërinë apo me problemet e Shqipërisë por me vizionin e Presidentit frances, për nevojën për thellimin e reformave në Evropë.
Dhe vizioni i tij u shty përmes një metode të re integrimi e cila pasi kishte miratimin e të gjithëve dhe ja pra. As Franca, Gjermania dhe as të tjerët nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë, nëse ajo vetë nuk pranon të ndryshojë pozicion. Kjo gjë e bën pozicionin më të komplikuar. /albeu.com/


Shtuar 13.11.2021 16:26