Rama e shkarkoi si kryetar bashkie, çështja e Zef Hilës shkon në Kushtetuese

Çështja e Zef Hilës i cili u shkarkua nga Rama nga posti i kryetarit të Bashkisë pas djegjes së KZAZ në Bushat do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 6 prill.

“06 Prill, 2021. KërkuesZef Hila, Seancë Plenare. Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikutSubjekti i interesuarKëshilli MinistraveObjektiShfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.445, datë 28.06.2019 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, z. Zef Hila”Ora10:00”, thuhet në njoftim.

Shkarkimin e tij kryeministri e njoftoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ku shkruante se Hila jo vetëm që është shkarkuar nga detyra por do ndiqet penalisht.

‘Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë.’ – shkruante Rama.

Shtuar 17.03.2021 10:03