Rama e quajti “leshko” që ka organizuar bllokimin e Rinasit, polici përfundon në komisariat

Policia ka shoqëruar në polici, policin Petrit Sulaj ish-drejtor i Aviacionit Civil. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ku është marrë në pyetje për protestën e kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit.

Sot ish-drejtuesi i lartë i është përgjigjur Edi Ramës rreth një deklarate të këtij të fundit në Twitter,  lidhur me çështjen kontrollorëve të “Albcontrol” të cilët shkaktuan bllokimin e fluturimeve në të vetmin aeroport ndërkombëtar në vend.

Sulaj shprehej se nuk është faji i tij që humbja e gjyqit me biznesmenin italian Becheti në arbitrazh ia ka ngatërruar mendimet.

“Zoti kryeministër nuk është faji im që zoti Becheti të ka ngatërruar mendimet dhe të falënderoj që gjen kohën dhe merresh me mua (leshko), por unë nuk jam leshko para 25 prillit, por do të jem leshkov pas 25 prillit”, Sulaj. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 21:30