Rama e nis ditën me aeroportin e Kukësit: Portën e re të qiellit tonë po e shfrytëzojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë në “Facebook” pamje nga aeroporti i Kukësit.

Rama shkruan se në këtë portë të re qiellore në vendin tonë nuk vijnë vetëm pasagjërë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Postimi  i plotë i Ramës:

“MIRËMËNGJES ?

dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë?”, shkruan kryeministri./albeu.com