Rama dhe Haradinaj lënë pas të shkuarën, shtrëngojë duar dhe shfaqen të buzëqeshur

Kryeministri Edi Rama si duket ka lënë pas të shkuarë me Ramush Haradinajn, duke vendosur të shohin nga e ardhmja. Këtë e kanë treguar fotot që ka ndarë Rama në Facebook, ku shihet në një takim me ish-kryeministrin e Kosovës.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama e paditi ish kryeministrin e Kosovës për “shpifje”. Në padi pretendonte se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmendeshin disa emisione të transmetuara në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj nga ana e tij, shkroi se është në dijeni të raportimeve për padinë e kryeministrit Rama dhe do të përgatis një përgjigje në padi. “Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore. Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkroi në postimin e tij Ramush Haradinaj.

 


Shtuar 5.04.2022 16:41