Pas sulmit ndaj ish-presidentit donald Trump gjatë një tubimi ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama, që e cilësoi si një tragjedi në botën demokratike.
Kreu i shtetit, u shpreh se; “Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij”.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruan Rama.
Ish-presidenti Trump, ka folur pas sulmit me armë, duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.
Ai u largua nga podiumi nga agjentët e Shërbimit Sekret, pasi u dëgjuan të shtëna armësh. Ai u pa i gj?*kosur në vesh dhe fytyrë, por sipas raportimeve është në gjendje të mirë.
Një person nga publiku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa atentatori u ekzekutua nga Shërbimi Sekret.