Rama apel Metës: Ilir dëgjo vajzën, shko në shtëpi! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga njësia 5 në Tiranë nuk i ka kursyer akuza për presidentin Meta , ku i ka bërë thirrje të rri në rolin e Presidentit dhe mos të përzihet në fushatë.

Rama: As mos e çani kokën fare, atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë nr, atë nr që e lini kudo, dhe atë kartë që s’ka asgjë brenda, nuk është ajo që ne do kemi në të ardhmen, që e ka gjithë bota moderne.

Që ka brenda të dhëna për gjithçka që është e jotja dhe nuk e luan topi. Është një nr si një patentë, si një licensë, Kjo është bërë nga Ilir Meta sëbashku me syrin dhe me veshin, me Saliun e Lulin, në vazhdën e skenareve destabilizues , kërkojnë të marrin peng mendjen e njerëzve.

Ore ne nuk ndjekim njerëz por Ilirin në në cdo hap të mendjes së tij. Unë mund t’ju them se çfarë po mendon ai, dhe nëse do bashkëpunojë me Pandin ju them ç’do mendojë ai nesër në të njëjtën orë, vetëm do shohim kohën , se kur është shi mendimi i lagët më shumë.

O ilir dëgjo vajzën shko në shtëpi, je president akoma, Nuk ka bërë vaki kjo çmendi, ta tha mirë vajza, babi mos pi eja në shtëpi!


Shtuar 20.04.2021 12:28