Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.
Drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.
Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.
Kaos në qarkullim ka edhe në aksin rrugor nga Pogradeci në Qafë Thanë. Reshjet e borës shoqëruar me erë të fortë kanë paralizuar pothuaj totalisht lëvizjen. Më problematike situata paraqitet pranë Udënishtit ku mjetet rrëshqisnin dhe bllokuan lëvizjen. U desh ndërhyrja e policisë dhe mjeteve borëpastruese për të stabilizuar situatën edhe pse lëvizja nisi është tepër e ngadaltë.
I gjithë aksi është nën pushtetin e borës dhe erës nën temperatura -3 duke sjellë edhe shfaqjen e shtresave të akullit. Bora dhe era vijon ende teksa duket se përpara është një natë e gjatë dhe e vështirë. Pothuajse 90% e mjeteve janë pa zinxhirë.