Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Associated Press: Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, ka raportuar mbi protestën e fundit në Tiranë, atë të zhvilluar para Parlamenti ku policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kundërshtojnë qeverinë.

Protesta është pjesë e një serie tubimesh që nisën më shumë se një muaj më parë kundër projektit të një resorti luksoz në bregdet, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Të lidhura

None found

“Protestat, të cilat organizatorët i kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”, nisën fillimisht si kundërshtim ndaj projektit të zhvillimit turistik në Lagunën e Nartës, për shkak të shqetësimeve mjedisore. Me kalimin e javëve, ato janë shndërruar në protesta më të gjera politike kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”, shkruan AP.

Sipas autoriteteve, policia përdori gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë turmën, pasi protestuesit hodhën gurë, vezë, shishe plastike dhe sende të tjera ndaj efektivëve.

Autoritetet njoftuan se nga përplasjet mbetën të plagosur 12 punonjës policie, ndërsa 18 protestues u ndaluan.

Në javët e fundit, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë duke fryrë bilbila dhe duke mbajtur figura kartoni të flamingove, një prej specieve të mbrojtura të shpendëve shtegtarë, habitatet e të cilëve, sipas kundërshtarëve të projektit, mund të rrezikohen nga ndërtimi i resortit në bregdetin e Adriatikut.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare e ka mbrojtur projektin, duke argumentuar se zhvillimi në Lagunën e Nartës do të jetë transformues për ekonominë e vendit, në përpjekjet për të tërhequr turizmin elitar dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Të enjten, disa qindra protestues u mblodhën para Kuvendit në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke brohoritur: “Rama duhet të shkojë në burg””, shkruan AP.


betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş