Qindra litra naftë shpërndahen në rrugë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Qafë Thanë

Foto ilustruese

Mjetet në Qafë Thanë kanë hasur vështirësi në qarkullim këtë mbrëmje, si pasojë e një incidenti me një trajler që po tranportonte naftë.

Serbratori i një trajleri që transportonte 300 litra naftë është çarë dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në rrugë duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Forcat e zjarrfikëses shkuan në vendin e ngjarjes për të eleminuar praninë e naftës së shprëndarë në rrugë, duke hedhur edhe rërë në aksin rrugor në mënyrë që automjetet të mos hasin probleme për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të gomave./albeu.com/