Qielli shqiptar “bosh”, Eurocontrol i nxjerr “të kuqen” Shqipërisë

Nga Rinasi tashmë prej dy ditësh nuk ka zbritur dhe nuk ka fluturuar asnjë avion.

Kontrollorët në Aeroportin Kombëtar në shqipëri pezulluan punën për shkak s ei ishin ulur pagat prej muajsh duke e “ngrirë” procesin e punës.

Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.

Deri tani prokuroria ka nisur një hetim për kontrollorët  për “shpërdorim detyre” ndërsa në politikën shqiptare kanë nisur sërish akuzat e nxehta.


Shtuar 8.04.2021 11:04