Qeveria me vendim të ri, nga nesër ora policore fillon në orën 23:00, ja deri kur zgjat

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës sipas të cilit ora policore do të filloj në ora 23:00 dhe do të zgjas deri në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u vendos që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesët e jashtme, terraca dhe jo edhe brenda objektit.

Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga e mërkura.

Shtuar 4.05.2021 09:05