Qeveria e Kosovës “e prerë”, nuk dalin rrogat për ata që ishin në grevë

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator.

Lajmin e bëri të ditur për Gazeta Ekspress zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë, pasi sipas tij, paga mujore është kompensim për punë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë Kryeziu./albeu.com/


koment