Qeni sulmon foshnjën, e kafshon në fytyrë

Një foshnjë është sulmuar nga një qen endacak mesditën e së premtes, në Selanik.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pak para orës 16:00, në rrugën “Georgiou Seferi” në Stavroupoli, ku qeni ka sulmuar foshnjën dhe e ka plagosur lehtë në fytyrë.

Një ambulancë mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi foshnjën në spitalin Papageorgiou.

Sipas informacioneve, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 19.01.2024 17:45

Tags: ,