Qeni “snajper”, qëllon me precizion deri në 1200 metra

Ushtria amerikane prezantoi në panairin e fundit ushtarak një qen robot të pajisur me një pushkë “Creedmoor” 6.5 mm që mund të qëllojë me precizion një objektiv deri në 1200 metra.

Qeni me nofkën “Spur” është krijimi më i fundit nga prodhuesi ndërkombëtar i armëve “Ghost Robotics” dhe “Sword”, me bazë në Nevada.

I vendosur mbi një nga modelet ekzistuese të “Ghost Robotics”, qeni “Spur” mund të udhëzohet nga distanca për të mbushur armën dhe për të qëlluar.

Firma ende nuk ka dhënë një konfigurim të qartë të armës apo sa municione mund të mbajë kjo makineri e re.

Gjithashtu është ende e paqartë se sa kushton njësia robot dhe arma e bashkëngjitur dhe mirëmbajtja e tyre.