Qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë, Vuçiç: Në Bruksel më thonë se Serbia nuk do hyjë kurrë në BE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur në Davos mbrëmjen e sotme në Forumin Botëror Ekonomik për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se në të gjitha bisedat që ka zhvilluar kohët e fundit në Bruksel i është thënë se Serbia nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së dhe shkak i këtyre deklaratave është qëndrimi i Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Vuçiç: Jam pesimist për mundësinë e hyrjes në BE, jo vetëm për Serbinë por për të gjithë ne. Besoj se ka qenë një ide e mirë e Macronit dhe nuk ka trë bëjë me zëvendësimini e një ideje me një tjetër. Ne kemi një normë të mirë rritjeje, çështja është se si të vazhdojmë, me të njëjtin ritëm apo më të lartë rritjeje. Nuk ka ëndrra të mëdha, nuk jemi aq entuziastë sa ishim duke pasur parasysh faktin që as BE nuk është aq entuziat për ne sa më parë. Do të bëjmë më të mirën, po mburremi se po ndërmarrin disa reforma shumë të mira për drejtësinë. Nëse do të jemi pjesë e BE nesër apo pasnesër e dimë që nuk do të ndodhë. Në shumicën e bisedave në Bruksel më thuhet se Serbia nuk do të futet kurrë në BE dhe kjo ka lidhje me qëndrimin tonë për luftën në Ukrainë./Albeu.com/


Shtuar 19.01.2023 20:52