Qëlloi për vdekje 31-vjeçarin në Gjermani, shqiptari pranon akuzat i penduar: Nuk doja ta vrisja

I pandehuri shqiptar Fisnik H., pranoi akuzat se ka qëlluar për vdekje 31-vjeçarin në Kiel të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar.

Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

Në seancën gjyqësor, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje.

“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.

Më tej tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.

Aktualisht i ri ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen.

Gjykata ka caktuar seancën radhës në prill. Përveç deklaratave të 18 dëshmitarëve, pritet edhe raporti psikiatrik dhe mjeko-ligjor./Albeu.com/.


Shtuar 6.03.2023 14:32