Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha një zyrtar turk, sipas Reuters.
Presidenti turk më pas do të vizitojë Egjiptin më 14 shkurt, siç raporton Bloomberg, duke cituar zyrtarë turq.
Kjo do të jetë vizita e parë e Erdoganit në Egjipt që nga viti 2013.
Në takimin e ardhshëm midis Erdogan dhe Sisit pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza, hapat për t’i dhënë fund luftës dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor, sipas asaj që raporton Bloomberg duke cituar zyrtarë turq që flasin në kushte anonimiteti./vizionplus.tv