Putin merr masat për sulmin bërthamor, familjarët dhe zyrtarët e tij drejt bunkerëve sekretë në malet ruse

Vladimir Putin po përgatitet të marrë vendime kyçe në lidhje me nisjen e një sulmi bërthamor taktik nga një bunker shumë larg Moskës.

Thuhet se Putin, i cili do të jetë 70 vjeç të premten, ka paralajmëruar familjarët e tij më të afërt, përfshirë partneren gjimnaste Alina Kabaeva për mundësinë e evakuimit të shpejtë.

Ai beson se bunkeri do të jetë i sigurt nga sulmet perëndimore, teksa zyrtarët e lartë nga aparati i tij i sigurisë dhe qeveria do të zhvendosen në vendndodhjen sekrete, sipas kanalit General SVR.

Media anti-Kremlin e cila pretendon se ka njohuri të brendshme nga rrethi i Putinit ka pretenduar prej kohësh se ai vuan probleme akute shëndetësore.

Putini besohet të ketë disa bunkerë në Siberi, njëri i lidhur me terminalin e ri masiv të lëndëve të lëngshme në Sabetta në gadishullin Yamal dhe tjetri në malet Altai.

“Të afërmit dhe miqtë e krerëve të shteteve do të dorëzohen paraprakisht në bunker”, thuhet në një raport nga kanali ditën e sotme.