Putin i kishte bërë llogaritë gabim, tanket e avionët rusë po bien “në kurthin” e raketave të krahut (FOTO LAJM)

Luftimet mes Rusisë e Ukrainës kanë hyrë në ditën e tretë dhe po bëhën gjithnjë e më intensive.

Deri më tani janë shënuar qindra të vdekur nga të dyja palët, përfshi edhe civilë të pafajshëm ukrainas.

Një ditë më parë, ushtria ukrainase raportoi për më shumë se 80 tanke ruse të shkatërruar, 515 automjete të tjera të blinduara, 10 avionë dhe 8 helikopterë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme.

Të tilla janë NLAë britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve.

Të dyja ato kanë një teknikë që e godadin tankun nga lart, ku është edhe pjesa më pak e blinduar e tij duke shkaktuar shkatërrim të menjëhershëm.

Për shkak të tyre, rusët kanë vendosur sisteme ekstra mbrojtjeje mbi tanke me qëllim që raketa të shpërthejë pa prekur shasinë kryesore.

NLAË është një sistem më i ri se “Javelin” dhe përdoret aktualisht edhe nga Finlanda dhe Suedia krahas Britanisë së Madhe./albeu.com/