Putin flet pas takimit me Lukashenkon: Armiqtë tanë duan të pengojnë integrimin e Rusisë me Bjellorusinë

Sot, presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar për në Minsk ku është takuar me homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko.

Pas takimit, Vladimir Putin ka thënë se armiqtë e Rusisë duan të pengojnë integrimin e dy vendeve.

Takimi është përshkruar si një “vizitë pune”, por ka frikë se Putin shpreson të bëjë presion ndaj homologut të tij bjellorus që t’i bashkohet luftës, dhe është vënë re se ministri rus i mbrojtjes është në mesin e delegacionit./albeu.com


Shtuar 19.12.2022 19:32