Punonjësit e Bashkisë heqin banerat e LSI-së në Fier para takimit të Ramës, përplasen kandidatët për debutet

Kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Por siç duket edhe nga pamjet, përgatitjet kanë qenë shumë të mëdha që në mëngjes dhe si pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve në qendër të qytetit pasi karriget për takimin po vendosen tek Ish-Globi.

Përgatitjet për takimin e Ramës që do të mbahet në orën 18:00 të ditës së sotme, kanë vazhduar që mbrëmjen e djeshme.

Kjo ka shkaktuar një paralizim të qytetit, duke bllokuar qarkullimin jo vetëm të mjeteve private, por edhe të transportit publik, apo ambulancave.

Ndërkohë në të gjithë qytetin janë vënë flamuj dhe po hiqen banderolat që reklamojnë partitë e tjera si LSI.

Sic duket, kryeministri ka ndryshuar mendje lidhur me numrin e qytetarëve dhe mënyrën sesi duhet të organizohen mitingjet, teksa në fillim të fushatës mbante takime elektorale me 10 veta, ndërsa tashmë vendos karrike në cdo cep të sheshit të qyteteve. Vihet re që në vendosjen e karrigeve, nuk mund të bëhet e mundur mbajtja e distancës për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Bllokimi i qytetit pritet të zgjasë për të gjithë ditën, pasi edhe pse përgatitjet janë bërë që në mëngjes, kryeministri do të mbajë takimin e tij pasdite.

 


Shtuar 21.04.2021 10:51

Tags: , ,