Punonjëset e një fasonerie në Kukës ndëpresin punën, në protestë për rrogat

Punonjëset e një fasonerie në Kukës, prej dy ditësh kanë ndërprerë punën në shenjë proteste ndaj punëmarrësve.

Sipas tyre shkak është bërë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale për pagën dhe kushtet e punës por jo vetëm, edhe për vendosje të normës së punës tej kapaciteteve prodhuese për secilën punonjëse, uljen e pagës dhe vonesa në marrjen e saj, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë as kontrata pune.

Kanë pritur për sqarime para fabrikës por nuk kanë mundur të marrin një përgjigje, e në mënyre të organizuar janë mbledhur para zyrave të punës. “Duam rogat tona” brohorasin njëzëri gratë.

Në një takim me përfaqësinë e tyre, drejtori rajonal i shërbimit kombëtar të punësimit në Kukës, Shani Kastrati, tha se do të bisedojë me kompaninë, por jo vetëm, edhe me inspektoriatin shtetëror të punës, duke nënvizuar se nuk është përgjegjësi e zyrës së punës marrëdhënia mes punëmarrësit e punëdhënësit.

Gjithsesi edhe pse në ditën e dyte te protestës ende nuk kane ardhur drejtuesit e kompanisë apo administratorët e saj për të diskutuar me punonjëset. Sipas punonjësve të fasonerisë, të enjten do të mbërrijnë në Kukës drejtuesit e kompanisë për të diskutuar mosmarrëveshjet e krijuara dhe likuiduar detyrimet ndaj punonjësve./abcnews.al


Shtuar 25.11.2021 11:44