Punëtori përfundon në spital pasi ra nga lartësia, arrestohet drejtuesi teksnik i firmës së ndërtimit

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi pasi një punëtor është rrëzuar nga lartësia në orarin e punës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N”, thuhet në njoftim.

Të lidhura

None found

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 23.03.2023 12:51