Rasim Selmanaj nga AAK-ja ka publikuar fotografitë e du nxënësve që mbetën të vrarë në këtë tragjedi.
Selmanaj krahas fotografive ka shkruar se dy shokëve të tij, prindër të viktimave u ka shprehur ngushëllime për humbjen e fëmijëve.
“Jam i tronditur me rastin tragjik në Gllogjan! Dhembja na ka kapluar të gjithëve në këto qaste të rënda.Beqë Hamzaj shoku im i gjeneratës, Florim Mustafaj invalid i luftës dhe krejt Gllogjanit ju shprehi ngushllime për humbjen e dy engjujve të fshatit tonë! Lutemi për shpirtin e tyre!”, shkroi Selmanaj.