Pse u anulua bashkëpunimi mes Stresit dhe Melisës? (FOTO LAJM)

Ka disa ditë që në rrjetet sociale ka zëra që reperi i njohur shqiptar Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Melisa Lleshin.

Këto nuk po dalin të jenë të pavërteta, por që ka ndodhur një ‘krisje’ mes këngëtarëve, duke anuluar projektin.

Kështu na la të kuptojmë reperi, i cili me anë të një Insta story na tregoi se tashmë e ka lenë anash bashkëpunimin, duke punuar për këngën e tij me të re, në bashkëpunim me reperin C Biz.

“Kur do të dalë kënga me Melisën?” ishte pyetja të së cilës iu përgjigj.

“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh”- ka shkruar ai.

Shtuar 12.04.2021 08:04

Tags: ,