Policia disa ditë më parë zhvilloi një operacion në zonën e Shijakut, ku dyshohet se humbi gjurmët e fundit Ervis Martinaj. Për këtë person i cili konsiderohej si “Bossi” i Lojërave të fatit, nuk dihet asgjë që prej 9 gushtit dhe rezulton i zhdukur. Lidhur me këtë ngjarja më parë është shoqëruar edhe Endrit Dokle, i cili më pas u la i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë provë apo akuzë si i përfshirë në ngjarje.
I ftuar në studion e ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se deri më tani nuk ka asnjë provë për fatin e Ervis Martinajt. Hoxha ka theksuar se hetimi nuk mund të lihet në dorën e një prokurori të vetëm të Kurbinit për shkak se çështja është shumë e madhe. Sipas Hoxhës hetimi duhet të merret nga SPAK, ndërsa shtoi se për zhdukjen e Ervis Martinajt është një grupin i shumë grupeve kriminale në vend. Telenovela sipas Hoxhës po bëhet nga politika dhe nga hetuesit që nuk veprojnë siç duhet për të zbardhur këtë ngjarje.
Të lidhura
None found
Për sa u përket kontrolleve në disa banesa në Shijak, sipas Hoxhës, nëse autorët e mundshëm për zhdukjen e Ervis Martinajt mund të ishin në këtë zonë, do të kishin pasur të gjithë kohën e nevojshme për të zhdukur provat.
