Pse nuk u bashkuat me Partinë Demokratike? Agron Shehaj: Sali Berisha e di mirë…

Agron Shehaj, kryetari i Partia Mundësia, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Opinion’ ka dhënë arsyen se pse nuk u bashkua në koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai tha se është futur në politikë që të sjellë ndryshim për shqiptarët, gjë që PD nuk po e bën.

“Unë kam hyrë në PD, kam hyrë në politikë në 2017 dhe ndërkohë që mendoja, se kam vrarë mendjen, kam patur një kohë reflektimi. Ajo që më bindi, isha duke parë në telvizor Ahmetajn që qartësisht po gënjente dhe thashë me vete “si mund të lëmë fatin e vendit në dorë të një mashtruesi. Hyra në PD për të sjellë ndryshim, jo thjesht një rotacion, jo që të zëvendësohej Ahmetaj edhe me një ish-ministër të PD dhe për qytetarët shqiptarë të mos ndryshonte asgjë. Ditën që kam dalë nga PD u binda që PD nuk po bënte mjaftueshëm për të bërë ndryshimin. Dhe kjo nuk do ta sillte kurrë PD në pushtet sepse qytetarët shqiptarët duan ndryshimin dhe unë për këtë kam hyrë në politikë.

Ne duhet t’i bindim qytetarët shqiptarët, duhet të bëjmë një contrast të jashtëzakonshëm me Partinë Socialiste. Nuk kemi për ta fituar kurrë betejën me Edi Rama nëse propozojmë diçka pak më të mirë. Nëse PD thotë që do të heqim Taulant Ballën se është i përfolur me krimin dhe do ta zevëndësojmë Flamur Nokën, shqiptarët nuk kanë për ta votuar opozitën. Të shikosh listën e PD për një njeri që nuk ndjek politikën mund të jetë lista e 2013. Janë të njëjtët emra, të njëjtat figura”, tha Shehaj.

Shehaj tha se duke u bazuar te listat e kandidatëve të Sali Berishës duke më shumë si synim për të drejtuar opozitën dhe jo të fitojë zgjedhjet.

“Nëse ka një njeri që e di si fitohen zgjedhjet është Sali Berisha. Dhe po të shikosh vendimet e fundit që ka marr kohët e fundit sidomos me listat është e qartë që nuk do të fitosh zgjedhjet. Se nuk mund të fitosh zgjedhjet me atë listë që ka bërë. Duke më shumë se synon të mbajë opozitën se sa të fitojë zgjedhjet”, tha Shehaj.


Shtuar 27.03.2025 23:43