Pse nuk reagove qetësisht? Meta: Nuk kam dalë këtu për top model

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat është ndalur edhe te ajo që ndodhi në selinë e FRD-së. Ai tha se kjo ishte tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij Meta tha: Ju doni që të reagojë Presidenti pas zgjedhjeve të bëra nga grupi i Dibrës dhe Shijakut? Jo, do të reagoj shumë më përpara. I kam të skeduar të gjithë ata që shkaktuar përplasjen aty.

Por nuk po bëj emra publikë tani duke qenë se janë nxehur shumë njerëz dhe situata është pak e agravuar. Presidenti shqetësohet sepse di me vepra të tilla të dhunshme. Kur shikoj që kryeministri bën akte të dhunshme ndaj gazetarëve…bullizëm ndaj Opozitës. Kush e ka fajin që përplasen ata në Elbasan…sigurisht që ai që ka edhe pushtetim edhe Bashkinë. Ndërsa analistëve të paguar që u a ka dhënë lali Eri nga 40 shtëpi, mos prisni president perfekt në këtë situatë. Populli të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij. Aty është edhe e drejta e pronës që të mos të ta marrin e të mos thonë do vijë sheiku këtej e andej. Si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë? Si? Këto shikoni ju, jo tonin e Presidentit, Presidenti nuk ka dakë këtu për top-model.


Shtuar 15.03.2021 11:52